Historia e klubit polisportiv"Partizani"


Historia e klubit polisportiv "Partizani" nis me 4 shkurt 1946, dita e themelimit te klubit me te madh shumesportesh shqiptar.
Klubi i kuq u krijua me iniciativen e Rinise Antifashiste si dhe Ushtrise Nacionalclirimtare te sapodale nga lufta e dyte boterore, ne gjirin e se ciles kishte mjaft djem e vajza me talent ne sporte te ndy
shme. Keto organizma te cilat ne menyre administrative kaluan nen kompetencat eksplicite te Ministrise se Mbrojtjes, ishin berthama e krijimit te Klubit Sportiv Partizani.
Me kalimin e kohes, ne kete klub u afruan dhe sportiste me nivel te cilet kishin lindur ne klubet e tjera sportive nga mbare vendi dhe qe perqafuan alternativen e re per tu bere pjese e klubit te kuq, Klubit Sportiv Partizani, i cili per nje kohe te shkurter u be klubi me i madh dhe me i fuqishem shumesportiv ne Shqiperi.


Takimi i pare zyrtar i Klubit Sportiv Partizanit u luajt nga ekipi i futbollit, klubi i pare ne familien shumesportive qe lindi, me 7 prill 1946. Takimi u luajt kunder "17 Nentorit" te Tiranes dhe Partizani fitoi me rezultatin 2-0, cka shenon rezultatin e pare pozitiv te historise se klubit. Me 1947 Partizani filloi te luante rregullisht ne kategorite superirore te futbollit, basket it, vollejt si dhe sporteve te tjera individuale apo kolektive.

Sukseset e skuadres se kuqe fale punes se madhe dhe perkushtimit te stavefe perkatese ne cdo sport, qene te shpejta ne cdo disipline. Kampionatet filluan te fitohen rradhazi nga futbollistet, basketbollistet dhe volejbollistet. Dolen kampione ne sporte te tjera si ciklizem, gjimnastike, atletike, peshengritje etj. Keshtu klubi i kuq u be shpejt ekipi me i madh shumesportesh ne vend yjet e te cilit nderonin klubin ne arenen kombetare ose nderkomberare, duke fituar shume trofe jo vetem ne planin kombetar. Skuadrat e kuqe arriten te mundnin ekipe te medhenj te Europes ne disa lloje sportesh duke ngrejtur lart emrin eklubit Partizani si dhe te Shqiperise ne arenen nderkombetare.

Nga gjiri i klubit shumesportesh Partizani, dolen yjet te kalibrit te larte, si Borici, Pano, Resmja, Musta, Murati e Berisha ne futboll, klub qe me 1970 fitoi kupen ballkanike, Tomorri Duravaku e Dash Fagu ne volejboll, skuader gjysme finaliste ne kupen e kampioneve te vitit 1974, Gim Fagu, Kac Mushi, Gaz Caci e Edgar Prifti ne basketboll, ekip qe arriti te mundi shume ekipe te Europes ne kupen e kampioneve, duke arritur me 1983 te shkoje deri ne 12 -en me te forte te kontinentit. Pa harruar rekordmene e kampione ne sporte te tjera si ciklizem, shah, atletike, peshengritje ,qitje, mundje, gjimnastike, ku shquhen emrat e medhenj te supermjeshtrave si Agron Huqi ciklisti i madh, Fatmir Bajaktari e Isa Tare atlete te medhenj boterore, Erion Suli peshengrites i madh boteror, Aldo Zadrima mjeshter nderkombetar shahu, Abedin Lame mundes i kalibrit boteror, si dhe rekordment e qitjes si Niko Shtrepi e Sadik Kucana etj etj. Pa dyshim arritjet nuk mund te mohohen pa pranine e trajnereve te medhenj qe sterviten me pasion keta yje. Ne listen e gjate te trainereve te kuq vlen te permenden shume emra si Borici, Spahiu, Kona, Shalsi, Birce, Agalliu, Greva, Lame etj. qe jane krenaria me e vyer e klubit te kuq shumsportesh.

Klubi polisportiv Partizani eshte dhe mbetet klubi me i madh polisportiv ne Shqiperi dhe do mbetet i tille per vete legjenden e tij te krijuar ne vite, nga djemte e vajzat e pasionuar per sportin, qe ngriten lart historine e klubit tone te zemres KS PARTIZANI.


t
1946-2006
60 vjet legjende